HomeEditorial

Prapaskenat e një shkarkimi

Është për keqardhje se si u interpretua shkarkimi i drejtorit të vetëm shqiptar të një institucioni shëndetësor në Serbi nga vet shqiptarët. Sh

Takim në Beograd për projekte konkrete në Bujanoc
Sipas Pajazitit, cilat janë keqpërdorimet që po bëjnë pushtetarët e Bujanocit?
Kujtim i dhimbshëm e i paharruar!

Është për keqardhje se si u interpretua shkarkimi i drejtorit të vetëm shqiptar të një institucioni shëndetësor në Serbi nga vet shqiptarët.

Shumë pak i dhanë konotacion kombëtar kësaj ngjarje e shumë më shumë ngjyra politike.

Driton Salihun disa nuk hezituan ta mveshin me petkun politik duke shpalosur qartazi shenjat e gëzimit për shkarkimin e tij.

Gati se u harrua se Salihu ishte drejtor i një shtëpie shëndeti në një komunë ku mbi 95 përqind e popullsisë është shqiptare.

Të gëzohesh për shkarkimin e një drejtori shqiptar vetëm pse ka vendosur të ndjek një rrugë politike është papjekuri e atyre që mendojnë se i kanë prekur majat e politikës dhe se vetëm ata janë gardianët e shqiptarisë në këto treva.

Nuk e di se si do të veprojnë të njejtit kur ta kuptojnë se Driton Salihu mund të ishte vetëm i pari i „fshesës“ shqiptare në Serbi.

Mos u habitni nëse në një të ardhme të afërt fillon suspendimi i mjekëve shqiptarë, nëpunësve policorë, gjyqtarëve…

Mos u habitni edhe nëse në shkollat ku të gjithë nxënësit janë shqiptarë, ju vie drejtori serb.

Vetëm vazhdoni e politizoni gjithçka por një ditë do të vetpolitizoheni në gjykimin historik nga ajo pjesë e popullsisë e cila do të mbetet në Luginë ndërsa do të mallkoheni nga ata që do ta lëshojnë këtë hapsirë.

Rasti i Driton Salihut është vetëm një matje e pulsit se si do të reagojnë shqiptarët për episodet tjera që do të pasojnë.

Kësaj here dështuam. Fillimin e patëm katastrofë dhe turpërues!

COMMENTS