HomeNë fokus

Arifi sërish ngrit çështjen e pasivizimit, kësaj here me përfaqësuesit e OKB-së

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, sërish ka ngritur sot çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve. Këtë e ka bërë pas një t

Pajaziti: Krerët e Bujanocit nuk kanë ditur të menaxhojnë projektet e mëdha
KËSHILLI KOMUNAL APROVON PROPOZIM BUXHETIN PËR VITIN 2021
PD në mbështetje të protestës së 12 gushtit

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, sërish ka ngritur sot çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve.

Këtë e ka bërë pas një takimi në kabinetin e tij me përfaqësuesit e OKB-së të stacionuar në Beograd.

Poashtu, në takim është diskutuar edhe për regjiatrimin e popullsisë i cili pritet të realizohet këtë vit.

Postimi i Arifit:

Pasivizimi i adresave të qytetarëve shqiptarë vazhdon të jetë një prej problemeve kryesore, të cilin

problem e diskutova gjatë takimit të sotëm me dy zyrtarët për çështje politike nga zyra e Kombeve të Bashkuara në Beograd znj. Angela Zettler dhe z. Dimitrije Redzic. Gjithashtu, biseduam edhe rreth procesit të regjistrimit të popullësisë që pritet të ndodhë këtë vit, e cila është e lidhur drejtpërdrejtë me pasivizimin e adresave.

COMMENTS