HomeNë fokus

Përkujtohen dëshmorët e kombit

Në Dobrosin të Bujanocit janë bërë homazhe me rastin e 21 vjetorit të vdekjes së tre dëshmorëve të UÇPMB-së nga Rahoveci dhe Prizreni i Kosovës.

Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Millosheviq hedh poshtë marrëveshjen e Rambujesë (pjesa 19)
20 kontejnerë për Bujanocin
APN: Projekti gjysmë milion euro mbikqyret nga elektricisti

Në Dobrosin të Bujanocit janë bërë homazhe me rastin e 21 vjetorit të vdekjes së tre dëshmorëve të UÇPMB-së nga Rahoveci dhe Prizreni i Kosovës.

Përveç bashkëluftëtarëve dhe organizatave të dala nga lufta prezent ishte edhe zëvendëskryetari i Bujanocit, Shqiprim Musliu.

Postimi i Musliut në Facebook me rastin e këtij përkujtimi:

Gjaku i Betimit, Shkëlzenit dhe Eqremit që u derdh si sot e 21 vjet më parë, është liria, pozitat dhe privilegjet që i gëzojnë sot jo vetëm populli por edhe pushtetarët e Luginës.

Sikur të mos ishte sakrifica, flijimi, gjaku i dëshmorëve dhe vetmohimi i veteranëve, kjo gjendje që është sot do të ishte edhe më e rëndë.

Prandaj të gjithë duhet të mobilizohemi ashtu siç u mobilizuam dy dekada më parë, për rikthimin e dinjitetit, vullnetit dhe të ardhmes në këtë vend e në këtë tokë.

Lavdi për Shkëlzenin, Betimin e Eqremin,

Lavdi për gjithë dëshmorët e atdheut!

COMMENTS