HomePolitikë

Përpunohen 100 % të votave: Shqiptarët deputetin vetëm përmes Gjykatës Administrative dhe përsëritjes së zgjedhjeve?

Komisioni Republikan Zgjedhor ka përpunuar rezultatet nga 100 përqind të vendvotimeve dhe tërë trupit votues, shkruan FOLonline. Në bazë të rez

Diplomati amerikan viziton zyren e KKSH-së në Medvegjë
Në Bujanoc arrijnë qindra kërkesa për “provera” të adresave, policia në aksion
Alarme për bomba në shkolla gjithandej, por edhe në institucione tjera…

Komisioni Republikan Zgjedhor ka përpunuar rezultatet nga 100 përqind të vendvotimeve dhe tërë trupit votues, shkruan FOLonline.

Në bazë të rezultateve komplete (preliminare) ku përfshihen të dhënat edhe nga rivotimi i sotëm në 54 vendvotime, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës ka marrë 9693 vota apo 0.25 përqind.

Këto vota kanë dalë të jenë  të pamjaftushme për të siguruar mandatin e një deputeti.

E vetmja shpresë që ky koalicion të sigurojë një ulëse në parlament është vendimi pozitiv i Gjykatës Administrative për përsëritjen e zgjedhjeve në dy vendvotime në komunë të Bujanocit.

Kujtojmë se Komisioni Komunal Zgjedhor në Bujanoc dhe Komisioni Republikan Zgjedhor kanë refuzuar ankesat e KLSH-së për përsëritjen e zgjedhjeve.

Nga Shtabi Zgjedhor i KLSH-së kanë paralajmëruar se do të ankohen edhe në Gjykatë Administrative në Beograd e cila paraqet shkallën e fundit të vendosjes në procesin zgjedhor.

Ndërkohë, rezultatet tregojnë se Alternativa Demokratike Shqiptare në zgjedhjet parlamentare ka marrë 3291 vota apo 0,09 përqind që është e barabartë me 0 deputet.

Në tabelën e KRZ-së janë të paraqitura votat dhe përqindjet për secilën listë zgjedhore si dhe numri i mandateve.

 

COMMENTS