Ideatori i simbolit për Bujanocin „I love BU“, krijuesi i Shtëpisë së Pavërësisë në miniaturë, krijuesi i dhjetëra skulpturave për figurat më emin
Ideatori i simbolit për Bujanocin „I love BU“, krijuesi i Shtëpisë së Pavërësisë në miniaturë, krijuesi i dhjetëra skulpturave për figurat më eminente të kombit shqiptarë,etj; Nagip Tashi, së fundmi ka dal me një ide për pikturimin e një murali për kampionin e botës në boks, Shefat Isufi.
„Meqë fitoret e tija Shefati po na dedikon edhe neve, atëherë edhe ne duhet ta nderojmë me diçka „është shprehur Tashi.
Idenë e tij, tërnocasi Nagip Tashi e ka zbërthyer përmes një postimi në Facebook:
Hajde edhe na t’bojmë diçka për Kampionin, pasi përveç familjes së tij një pjesë të fitoreve po na dedikon edhe neve tërrnocalive dhe gjithë Luginës e mbarë shqiptarisë.
Shefati tashmë Kampion bote në kategorin gjysëm të leht( se unë lidhje s’kam me sport).
Hajde si shenjë falenderimi e rrespekti për punën e tij të pa lodhshme deri te arritja e titullit Kampion bote edhe na të kontribuojmë edhe t’ia punojmë një mural me figurën e tij prej boksieri.
( E caktojmë vendin e gjejmë një piktor muralesh mbledhim pak mjete materiale edhe e kryjmë ket punë).
Mos u’m thuni tana Gipa veç për Bujanoc po mendon, hajde tash!
Nderi me nderë kthehet.
(Fotoja më poshtë shërben vetëm si shembull)
COMMENTS