Në 21 vjetorin e rënies së dëshmorit, Fatmir Ibishi, homazhe kanë bërë kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafa, dhe zv/ kryetari i Bujanocit, Shqiprim M
Në 21 vjetorin e rënies së dëshmorit, Fatmir Ibishi, homazhe kanë bërë kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafa, dhe zv/ kryetari i Bujanocit, Shqiprim Musliu.
Ata kanë ngritur lartë veprën e këtij dëshmori.
Postimi i Mustafës:
Sot, janë bërë 21 vjet nga rënia e dëshmorit të parë nën emblemën e UÇPMB-së, Fatmir Ibishi, në Konçul.
Heroi nga Uglari i Gjilanit flijoi më sublimen për bashkëkombësit e Luginës së Preshevës.
Pesha e veprave të dëshmorëve si Fatmiri, është historia e përcaktuar me kohë e marrëdhënies së Kosovës me Luginën, e brumosur në vizionin e së ardhmes. Ngelet vetëm të ndjekim rrugën.
Postimi i Musliut
Fatmir Ibishi – simbol i rezostencës kombëtare
Sot e 21 vite më parë, ra dëshmorë në kthesën e Konçulit. Kujtova veprën e tij të lavdishme, duke revokuar shumë kujtime nga ajo ngjarje sa e dhimbshme por edhe krenare, sepse ajo ishte kthesa që i ndryshoi gjendjen shqiptarëve të Kosovës Lindore.
Misioni dhe gjaku i dëshmorëve, është amanet ndër breza për rrugën që duhet ndjekur. Përpjekja jonë do të jetë që të vazhdojmë dhe ta ndërtojmë rrugën që na e kanë lënë amanet.
Lavdi për Fatmir Ibishin,
Lavdi për të gjithë dëshmorët e atdheut.
COMMENTS