Talenti nga Bujanoci, 13 vjeçari Amar Iseni, nga sot do të ketë pajisje më të avancuara për të punuar në lëminë e teknologjisë informative. Fa
Talenti nga Bujanoci, 13 vjeçari Amar Iseni, nga sot do të ketë pajisje më të avancuara për të punuar në lëminë e teknologjisë informative.
Falë grupit të donatorëve, Amarit sot i kanë arritur në shtëpi kompjutorët dhe programet më të reja të IT-së.
Lajmin e bëri publik, Nexhat Behluli, afarist dhe drejtues mediash i cili ishte njëri nga organizatorët e aksionit për të pajisur Amarin me teknologji më bashkëkohore të kohës duke përmendur edhe emrat e donatorëve të tjerë.
Postimi i Behlulit:
– Fondacioni Humanitar “SPEKTRI DHE MIQT” sot e finalizoi aksionin e radhës dhe Amarit gjenial të talentuar në lëminë e informatikës i dhuroi aparaturë dhe programe për avansim edhe më të suksesshëm në rrugëtimin e tijë.
FALEMDERIM publik edhe për Donatorët tjerë pjesëmarës në kët aksion Humanitarë :
Luan Sadiku Bujanoc
Tefik Xheladini Tërnoc – Zvicër
Amir Demiri Tërnoc – Zvicër
Ilir Demiri Tërnoc – Zvicër
Besjan Bajrami Tërnoc – SHBA
Sali Beqiri Bushtran – Zvicër
Besim Limani Lluçan – Ëestern Union
Ermal Rexhepi Tërnoc – Fakulteti Ekonomik
Arburim Abazi Tango Bujanoc – Zvicër
Amir Ajeti Bujanoc – Milenium Bilaç
– Kjo ishte përkrahja e parë por jo edhe e fundit për Amarin e talentuar që po na ban krenarë,
në vazhdimësi do ta përcjellim punën e tijë !
Ndërkohë, në emër të familjes, falenderime në drejtim të mbështetjes për Amarin ka shprehur i ati i tij, Blerim Iseni.
Postimi i Isenit:
Amarit sapo i arritën paisjet e reja që të avansohet në fushën e programimit të lojërave dhe aplikacioneve. Në emer të Amarit dhe gjithashtu në emër të familjes, falënderojmë së pari Agën Nexhat dhe gjithashtu gjithë donatorët që kontribuan në këtë iniciativë. Amari, tash ka sfida në jetën e tij, duhet të mësojë, të avancohet që të përgatitet si një profil i programuesve të suksesshëm.
COMMENTS