HomeShoqëri

Sa u vlerësuan dëmet nga vërshimet dhe sa para u ndanë për të dëmtuarit?

Këshilli Komunal i komunës së Bujanocit në seancën e katërt  ka miratuar konkluzionin për ndarjen e mjeteve materiale për sanimin e gjendjes pas v

Salihi: Rezoluta për pozitën e shqiptarëve futet tinëzisht në rend dite
„ Dita e Diasporës „ shndërrohet në Anti – COVID
Disa individ pas therjes së kurbanave, a më tepër janë futur në mëkate a kanë bërë “ sevape “ ?!

Këshilli Komunal i komunës së Bujanocit në seancën e katërt  ka miratuar konkluzionin për ndarjen e mjeteve materiale për sanimin e gjendjes pas vërshimeve të fundit.

Siç i’u është thënë FOLonline nga kabineti i kryetarit të komunës, dikasteret e administratës dëmet i kanë vlerësuar në mbi 41 milionë dinarë, edhe atë:

Drejtorati për zhvillim dhe infrastrukturë-36.625.000 din.,

Komisioni për vlerësim të dëmeve në ekonomitë familjare-3.820.000 din.,

Komisioni për vlerësimin e dëmeve në bujqësi 850.000 din.

Ndërkohë, komuna nga mjetet e destinuara nga qeveria e Kosovës ka vendosur t’i kompenzojë në tërësi dëmet në ekonomitë familjare dhe në bujqësi, derisa pjesa tjetër prej mëse 14 milionë dinarë do të dedikohet për sanimin e dëmeve në infrastrukturë dhe 3.8 milionë i ndahen N.P. Komunalia për tu pajisur me pompa të ujit.

Veç qeverisë së Kosovës e cila tashmë ka transferuar 200.000 euro, kërkesë për mjete për të sanuar gjendjen nga vërshimet, komuna i ka dërguar edhe qeverisë së Serbisë dhe asaj të Shqipërisë.

 

 

COMMENTS