HomeShoqëri

Përgatitjet për buxhetin e vitit 2023

Komuna e Bujanocit ka nisur përgatitjet për planifikimin e buxhetit për vitin 2023. Në këtë rrafsh, kryetari i komunës, Nagip Arifi, ka filluar

“Ditët e Diasporës” – Bujanoci, gjithmonë shtëpia e mërgimtarëve
Xhirohet “Sofra e Tërnocit”
Kamberi:Zbatoni detyrimet nga Plani shtatëpikësh, siguroni qasje të barabartë në drejtësi!

Komuna e Bujanocit ka nisur përgatitjet për planifikimin e buxhetit për vitin 2023.

Në këtë rrafsh, kryetari i komunës, Nagip Arifi, ka filluar konsultimet me shfrytëzuesit direkt dhe indirekt të buxhetit.

“Në kuadër të përgatitjeve për buxhetin e vitit 2023, si dhe për rishikim e buxhetit për këtë vit, sot takova drejtorat e shkollave fillore dhe të mesme si dhe shfrytëzuesit direkt dhe indirekt të buxhetit për konsultime, për të dëgjuar kërkesat e tyre që të bëjmë planifikimin sa më të mirë të mjeteve financiare”, ka shkruar Arifi në Facebook.

COMMENTS