HomeNë fokus

Parregullsi në shkollat e Bujanocit ?

  Fillimi i vitit të ri shkollor gjithnjë ka sjellur probleme nëpër shkollat shqipe të komunës së Bujanocit.Ndarja e orëve mësimore ka qenë

Kryeministri Kurti emëron Ardita Sinanin këshilltare politike për PBM
Koalicioni stabil, zhvillohet seanca e Kuvendit Komunal të Bujanocit
Alarme për bomba në shkolla gjithandej, por edhe në institucione tjera…

 


Fillimi i vitit të ri shkollor gjithnjë ka sjellur probleme nëpër shkollat shqipe të komunës së Bujanocit.Ndarja e orëve mësimore ka qenë dhe vazhdon të jetë njëra ndër temat e përfolura midis kuadrit të mësimëdhënsve.
Edhepse ka kaluar më tepër se një muaj nga rikthimi i nxënësve të bankat shkollore, problemi me orët mësimore vazhdon të preokupojë disa vatra arsimore.
Në këtë drejtim, të dalluara shfaqen sidomos problematikat me mësimin e lëndëve jashta gjuhës amtare.
Derisa për gjuhën angleze mësimëdhënësit janë shqiptarë, problem praqet mësimi i gjuhës serbe për filloristët.
Shumë prindër ankohen se ka raste kur për këtë lëndë janë të angazhuar kuadro të cilët nuk e njohin gjuhën amtare të nxënësit, në këtë rast gjuhën shqipe.
FOLonline ka nisur të hulumtojë këtë dukuri dhe deri më tash ka siguruar informacione se disa mësimëdhënës të gjuhës serbe janë pajisur me vendime apo kontrata për mësim në shkollat shqipe edhepse nuk dinë pothuaj asnjë fjalë të kësaj gjuhe.
Sipas ekspertëve të arsimit, këto veprime janë të paligjshme ngase mësimëdhënësi i gjuhës serbe, sipas ligjit, duhet të zotërojë edhe gjuhën amtare të nxënësit.
Për të plotësuar këtë normë, FOLonline merr vesh se disa kuadro që kanë të mbaruar gjuhën serbe po pajisen me disa çertifikata për njohje edhe të gjuhës shqipe, e të cilat sipas ekspertëve janë të dyshimta, ngase në praktikë nuk posedojnë as njohuri minimale të gjuhës.
Por, rrënjët e këtij problemi duket se janë shumë më të thella.
Gjatë hulumtimit fillestar, FOLonline ka kuptuar se në plotësimin e normave të kuadrove të caktuara të mësimit jashtë gjuhës amtare janë të përfshirë disa individë me qëllim të përfitimeve personale apo grupore.
Këtu bëjnë pjesë disa drejtorë dhe administratorë të shkollave, zyrtarë komunal për arsim, ata rajonal por edhe subjekte politike.
E gjithë kjo, sipas burimeve të FOLonline, realizohet sipas parimit “ Më kryej mua një punë, të kryej edhe unë një ty “.
Kështu nga pozicionet e sipërpërmendura ka të tillë që rezervojnë vende pune në shkolla për fëmijët e tyre, marrin orë nga njëra shkollë te tjetra por ka edhe “ allash vereshe “ subjektesh politike.
Të vetëdijshëm ose jo, disa udhëheqës shkollash në mënyrë drastike thejnë ligjin, ndërsa si pasojë e heshtjes rastet kanë ngelur të pa denoncuara.
FOLonline ditëve në vijim do të paraqes raste për të cilat ekspertët e arsimit theksojnë se përbëjnë shkelje Ligjore ndërsa në anën tjetër dalin në shesh mallëverzimet nëpër shkolla.

COMMENTS