Kryetari i Lëvizjes për Progres Demokratik (LPD), Shqiprim Musliu, ka zhvilluar një takim me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Al

Kryetari i Lëvizjes për Progres Demokratik (LPD), Shqiprim Musliu, ka zhvilluar një takim me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, të cilin e ka cilësuar si një figurë frymëzuese për brezat e rinj.
“Ishte vërtet kënaqësi ta takoj këtë burrë të madh, i cili përkundër gjithë vështirësive që ka kaluar, kurrë nuk e ka ndalur hapin. Qëndrueshmëria, përkushtimi dhe vizioni i tij për të ardhmen janë shembull frymëzues për secilin prej nesh,” ka shkruar Musliu.
Ai theksoi se takime të tilla shërbejnë si kujtesë se forca e vërtetë qëndron tek vullneti për të mos u dorëzuar dhe tek besimi se e mira gjithmonë triumfon.
Sipas tij, Ali Ahmeti mbetet një figurë që i jep kurajo brezave të rinj për të ndjekur rrugën e së drejtës dhe për të besuar në ideale të larta.
COMMENTS