HomeSport

Përfundon sezoni vjeshtor në Ligën Zonale, Tërnoci i 10-ti (tabela)

Ka përfunduar sot sezoni vjeshtor në Ligën Zonale (jug). Në këtë stinor janë zhvilluar gjithsejt 14 ndeshje ndërsa kampion i pjesës së parë ësh

Drejtuesit e Bujanocit dhe Preshevës takojnë kryeministrin Kurti
Aplikimi për kompenzimin e dëmeve nga vërshimet fillon qysh nesër
“Po mendojmë globalisht por do të veprojmë në nivel lokal dhe rajonal”

Ka përfunduar sot sezoni vjeshtor në Ligën Zonale (jug).

Në këtë stinor janë zhvilluar gjithsejt 14 ndeshje ndërsa kampion i pjesës së parë është shpallur ekipi Svetllost me 31 pikë të tubuara.

Tërnoci në xhiron e fundit ka qenë i lirë pasiqë skuadra Polet më parë kishte hequr dorë nga garat.

„Agallarët“ e kanë mbyllur pjesën vjeshtore në vendin e 10-të me 17 pikë të tubuara.

Nga Liga Zonale në nivel të lartë garash, në Ligën Serbe-Lindje, inkuadrohet vetëm se vendi i parë kurse nga liga bien tre ekipe si dhe po aq skuadra të cilat bien nga Liga Serbe e që gërshetohen me Ligën Zonale „Jug“.

Në bazë të rezultateve nga sezoni vjeshtor në Ligën Serbe-Lindje, mund të ndodh që nga Liga Zonale të bien plot gjashtë skuadra.

Situata do të jetë më e qartë në pjesën pranverore të kampionatit i cili fillon në muajin mars të vitit 2022.

COMMENTS