HomeNë fokus

Pajaziti kujton ofenzivën e UÇPMB-së

Kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, me anë të një postimi në Facebook ka kujtuar 21 vjetorin e ofenzivës së UÇPMB-së në Zonën e Sigurisë

Planifikimi i buxhetit në Preshevë, takim me bujqit dhe bizneset
Mustafi përgjigjet rreth konkursit për mjetet e Kosovës
Lugina thellon bashkëpunimin me Sanxhakun

Kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, me anë të një postimi në Facebook ka kujtuar 21 vjetorin e ofenzivës së UÇPMB-së në Zonën e Sigurisë Tokësore.

Postimi i tij:

21 vjet më parë ndodhi historia që na bëri të ndjehemi krenarë

Këto ditë Nëntori shënojnë periudhën më sublime në historinë tonë më të re.
Pas periudhës së diskriminimit, dhunës, përndjekjeve etj, djemtë më të devotshëm të popullit tonë, nën emblemën e UÇPMB-së, ndërmorën një ofenzivë ndaj forcave policore e ushtarake serbe të cilat pas luftës në Kosovë ishin vendosur në këto treva.

Këto forca kishin bartur me vete edhe psikozën e luftës duke e bërë të papërballueshme jetën e përditshme për bashkombësit tanë.
Andaj, 21 vjet më parë, pas marrjes së kontrollit në fshatin Dobrosin si dhe pikën mbi fshatin Lluçan, depërtimit në Konçul e Maltërnoc, forcat tona çlirimtare futën nën kontroll edhe Tërnocin me ç’rast na sollën aromën e lirisë dhe i dhanë fund presionit sistematik të politikës së errët të regjimit të Millosheviqit.

Me krenari dhe mburrje do t’i kujtojmë këto ditë Nëntori duke i përkujtuar edhe ata që dhanë më të shtrenjtën në rrugëtimin e sipër që ne të ndjehemi të këtillë.
Lavdi!

COMMENTS