Një delegacion nga Departamenti politik i Ambasadës së SHBA në Serbi ka qëndruar sot në Bujanoc dhe Preshevë, ku ka takuar krerët e këtyre komunav
Një delegacion nga Departamenti politik i Ambasadës së SHBA në Serbi ka qëndruar sot në Bujanoc dhe Preshevë, ku ka takuar krerët e këtyre komunave dhe të KKSH-së.
Postimi i kryetarit të Bujanocit, Arbër Pajaziti, lidhur me këtë vizitë:
Sot zhvilluam një takim konstruktiv me përfaqësuesit e Departamentit Politik pranë Ambasadës së SHBA-së në Beograd, në përbërje Nikolas Enz dhe Ksenija Lazoviq.
Biseduam për rrjedhat politike në komunën tonë dhe më gjerë. Theksuam nevojën e bashkëpunimit në kontinuitet me misionin diplomatik të këtij shteti, veçmas rreth çështjeve që i përkasin të drejtave të pakicave, posaqërisht asaj shqiptare.
Në fokus ishte edhe mbështetja e projekteve të ndryshme të cilat ky shtet mik është i gatshëm t’i realizojë për Bujanocin.
Postim i kryetares së Preshevës, Ardita Sinani:
Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në komunën tonë zyrtarët e Ambasadës Amerikane, Nicholas Enz – zyrtar politik, dhe Ksenia Llazoviq nga departamenti politik. Në takimin tonë, u trajtuan tema të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve tanë, me fokus të veçantë:
– Shërbimi i detyrueshëm ushtarak
– Pasivizimi i adresave
– Mospranimi i diplomave të Kosovës
Këto janë shkaktarët kryesorë të emigrimit të të rinjve tanë. Ndërkohë, diskutuam edhe për çështje të tjera kritike si:
Mungesa e librave shqip
Përdorimi i lirë i simboleve kombëtare
Mospërmbushja e marrëveshjeve ndërkombëtare, Marrëveshja e Konçulit e vitit 2001, Rekonstruimin të Trupi Bashkërendues-2009 dhe Planin 7-pikësh-2013
Mungesa e investimeve në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturë
Përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane treguan gatishmërinë për të avokuar në zgjidhjen e këtyre problemeve, duke kontribuar për të siguruar një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë.
Postimi i kryetarit të KKSH, Nevzad Lutfiu:
Sot në KKSH mirëpritëm përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane në Beograd, Nicholas Enz dhe Ksenia Llazoviq.
KKSH ka raporte të shkëlqyera me Ambasadën Amerikane, renovimi i shkollës fillore”Sami Frashëri” në Lluçan është projekt i fituar falë këtij bashkëpunimi (për shkaqe teknike ende nuk ka filluar).
Në takim diskutuam shumë tema që kanë të bëjnë me interesin e shqiptarëve në Serbi.
COMMENTS