HomeShoqëri

Një portret mbi inxhinierin e gjeodezisë, Duan Salihu

  Si t’i zgjidhni problemet: nga pajisja me dokumente personale, çështja e rrymës, legalizimi i objekteve... Jo shumë metra larg objekt

Cakaj falenderon Luginën
Këshilli Komunal aprovoi buxhetin për vitin 2022
Në Ministrinë Kosovare të Drejtësisë nisin praktikën studentët nga Bujanoci

 

Si t’i zgjidhni problemet: nga pajisja me dokumente personale, çështja e rrymës, legalizimi i objekteve…

Jo shumë metra larg objektit të komunës, në anën e majtë të rrugës që shpie për tek stacioni i autobusëve, është i vendosur një kompas.

Ky është një tregues i mjaftueshëm se mu aty kryhen shërbimet që kanë të bëjnë me gjeodezi.

Duan Salihu, inxhinier i kësaj lëmie, ka gjashtë vjet që udhëheq me „ Geos Engineering“, emër ky i njohur tashmë për mbarë komunën e Bujanocit dhe më gjërë.

Këtë ditë vere, zyra e tij ishte e mbushur me palë, ndoshta me tepër se zakonisht.

„ Ka disa ndryshime në procedurat për pajisjen me dokumente personale të cilat lëshohen nga policia“, fillon bisedën Salihu.

„Po kërkohen vërtetime të cilat paraqesin numrin e shtëpisë, me një fletë poseduese paraprake nga Shërbimi Kadastral. Kjo po u shkakton shumë probleme qytetarëve, megjithatë së fundmi po ua rregullojmë edhe këto çështje“, shpjegon ai.

Dhe, duke punuar në këtë drejtim, gjeodeti Salihu nuk priton fare.

Derisa pala qëndron në zyren e tij ose ulet thjesht në njërin nga lokalet e qytetit për të pirë një kafe, Salihu me nxitim siguron fletën poseduese tek Noteri i autorizuar e më pas edhe pajis qytetarin me Vërtetimin adekuat.

Qytetari tanimë 90 përqind të punës e ka të mbaruar, i mbetet vetëm t’i dorëzoj dokumentet në stacionin policor, qoftë për letërnjoftim apo për pasaportë.

Inxhinieri Saliu, një vëmendje të posaçme po i kushton edhe problemeve që qytetarët  kanë me energjinë elektrike, gjegjësisht „orët e rrymës“ e që janë të lidhura me çështjet pronësore.

„ Më ndodh të shkojë nga 3-4 herë gjatë ditës në Vranjë, tek Elektrodistribucuoni, që palës t’ja lehtësojë brengat. Vërtetë kjo është sfiduese por e kanë të vështirë vet t’i rregullojnë këto çështje“, thekson Salihu.

Edhe për procesin e legalizimit, Salihu është adresa e parë.

Ai nga filimi deri në fund është pranë palës.

„Legalizimi është një proces mëse i nevojshëm edhe tek ne. Në fillim duket se nuk ia vlenë por nuk është ashtu. Kur ke një objekt të legalizuar, ke edhe të mira. Vetëm shikoni subvencionet që i jep shteti në lëmi të ndryshme dhe do ta kuptoni. Pa legalizim këto janë të pamundura“, sqaron ai.

Një problem në vete, sipas Salihut, paraqesin edhe pronat të cilat figurojnë në emër të të vdekurve, por edhe këtu thekson se ka zgjidhje.

„Mjafton që pala të na besojë këtë çështje dhe ne do t’i gjejmë rrugëdalje. Me rëndësi është që ne jemi tërë kohën me palën. Nëse i përmbahet rekomandimeve tona dhe nëse ka pak durim, gjithçka rregullohet në favor të palës“, potencon Salihu.

Për gjeodetin Salihu, rutinë e përditshme është edhe matja e parcelave dhe objektve, ndarja ose bashkimi i tyre.

Elani i tij për punë është i madh, por mbi të gjitha vyrtytet që e shoqërojnë.

„ Korrektësi…, po nuk e pate këtë, nuk je në shërbim të palës, nuk je profesionist, por as njeri“, janë fjalët e Duanit.

Derisa largoheshim nga zyra e tij, mirëserdhje i dëshirohet një burri rreth të 70-ve.

„Mixhë, ulu pak pusho, tash i rregullojmë të gjitha…“

 

 

COMMENTS