HomePolitikë

PD dhe LR me listë të përbashkët për zgjedhjet e KKSH-së

Sali Salihi do të jetë bartës i listës së përbashkët në zgjedhjet e 8 nëntorit Partia Demokratike (PD) dhe Lëvizja për Reforma (LR) kanë arritur

Arifi: Kërkova garanca ndërkombëtare për procesin e regjistrimit
Mbahet manifestimi “Duart e vyeshme”
Kuvendi i Serbisë miratoi ligjin për legalizim: qytetarët do të jenë “në pronën e tyre”

Sali Salihi do të jetë bartës i listës së përbashkët në zgjedhjet e 8 nëntorit

Partia Demokratike (PD) dhe Lëvizja për Reforma (LR) kanë arritur marrëveshje për të garuar me një listë të përbashkët në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH), të cilat do të mbahen më 8 nëntor 2026.

Sipas njoftimit të dy subjekteve politike, bartës i listës së përbashkët do të jetë Sali Salihi, i cili do të përfaqësojë të dyja partitë në garën zgjedhore.

Palët kanë bërë të ditur se marrëveshja synon krijimin e një platforme të përbashkët dhe sigurimin e një përfaqësimi sa më dinjitoz të shqiptarëve në Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhje, PD dhe LR kanë njoftuar se aktivitetet dhe takimet me qytetarë do t’i nisin në fillim të javës së ardhshme.

Zgjedhjet e 8 nëntorit do të përcaktojnë përbërjen e re të Këshillit Kombëtar Shqiptar, institucion që ushtron kompetenca në fushën e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe.

COMMENTS