Diskriminimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, daton me vite e dekada të tëra dhe si rezultat i neglizhencës dhe mungesës së përkushtimit nga
Diskriminimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, daton me vite e dekada të tëra dhe si rezultat i neglizhencës dhe mungesës së përkushtimit nga qeverisjet serbe për ta përmirësuar gjendjen e shqiptarëve, kjo çështje vazhdon mbetet aty ku ka qenë duke thelluar çdo ditë e më shumë probleme të natyrave të ndryshme të pabarazisë për shqiptarët.
Në takimin e fundit të organizuar nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave si dhe Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë, kryetari i KKSH-së – Ragmi Mustafi, për arsyet e tij, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës për pjesmarrje dhe udhëheqje të “delegacionit” shqiptar në takim.
Vlenë për t’u theksuar se ka vite që krerët e subjekteve politike në Preshevë, bëjnë thirrje për të qenë pjesë e bisedimeve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, me qëllim adresimin e problemeve në adresë të duhur, aty ku do të arriheshin rezultate të prekshme padyshim.
Një nga pikat më me interes për Shqiptarët e Luginës është pasivizimi i adresave, i cili në këtë takim qenka mohuar dhe cilësuar si i pavërtetë.
Megjithatë, nisur nga realiteti që shqiptarët po e jetojnë, Ragmi Mustafi në këtë takim arriti marrëveshje në dëm të lirive dhe të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës duke u dakorduar me Ministren Čomić, se pasivizimi i adresave të shqiptarëve është vetëm zbatim i ligjit nga Qeveria e Serbisë.
Alternativa për Ndryshim hedh poshtë vendimet e marra nga takimi i fundit i realizuar në Beograd të pranuara nga Kryetari i KKSH-së dhe e cilëson këtë takim politikisht të ngutshëm dhe të pa menduar mirë.
Preshevë, 18.11.2021
Shërbimi për informim
Alternativa për Ndryshim
COMMENTS