Këshilli Komunal i Bujanocit ka rishikuar sot për herë të dytë gjatë këtij viti buxhetin komunal, vlera e të cilit tash arrin në 1 miliard e 606 mil
Këshilli Komunal i Bujanocit ka rishikuar sot për herë të dytë gjatë këtij viti buxhetin komunal, vlera e të cilit tash arrin në 1 miliard e 606 milionë e 800 mijë dinarë.
Krahasuar me rishikimin e parë, buxheti është rritur për 60 milionë dinarë. Nga kjo shumë, 50 milionë dinarë janë të hyra vetanake të komunës, ndërsa 10 milionë dinarë të tjerë vijnë nga niveli qendror.
Rishikimi i buxhetit pritet të marrë miratimin përfundimtar nga këshilltarët e Kuvendit Komunal të Bujanocit në seancën e paraparë për të premten.
Në mbledhjen e sotme, ndër të tjera, u miratua edhe vendimi për shfrytëzimin e rezervës buxhetore, si dhe disa pika të tjera të rendit të ditës.
Kjo ishte seanca e 20-të e Këshillit Komunal të Bujanocit gjatë këtij viti.


COMMENTS