HomeShoqëri

Pastrohet deponia e egër në dalje të Tërnocit

Me kërkesën e pushtetit lokal, ndërmarrja „Shera Beton“ pa asnjë kompenzim ka nisur pastrimin e deponisë së egër të dalje të Tërnocit. Kështu njoft

Nagip Arifi: Rrugëtimi i regjistrimit nuk ishte i lehtë, por ia dolëm
KKSH kërkon monitorim ndërkombëtar të regjistrimit në Medvegjë
Punime në Osllarë


Me kërkesën e pushtetit lokal, ndërmarrja „Shera Beton“ pa asnjë kompenzim ka nisur pastrimin e deponisë së egër të dalje të Tërnocit.
Kështu njofton faqja zyrtare e konunës së Bujanocit e cila potencon se vitet e kaluara për një gjë të tillë është dashur kompenzimi me mjete materiale.
Në fotografitë e bëra shihet se prezent në fillimin e punimeve ishte edhe kryetari i komunës, Nagip Arifi.

Postimi i faqes zyrtare të komunës:

Me kërkesë të pushtetit lokal të Bujanocit, kompania private “Shera Beton” në mënyrë vullnetare ka filluar sot pastrimin e mbeturinave në dalje të Tërnocit.

Komuna e Bujanocit falemnderon kompaninë “Shera Beton” e cila vullnetarisht po kontribuon në mirëmbajtjen e ambientit jetësor, dhe njëkohësisht po kursen buxhetin komunal.

Përndryshe, viteve të kaluara pushteti lokal ka paguar miliona dinarë për pastrimin e kësaj pjese nga mbeturinat, derisa sot këto punë po bëhen falas.

https://www.facebook.com/630488640492384/posts/1581317668742805/

COMMENTS