HomeShoqëri

Iniciativë për pronësimin e shtëpisë së kulturës në Preshevë

Drejtori i Shtëpisë së Kulturës "Abdullah Krashnica", në Preshevë, Kujtim Sadriu, në bashkëverprim me kryetarin e komunës, Shqiprim Arifi, dhe avo

Serwer: Reciprociteti duhet të jetë rregull
Arifi përmbledh aktivitetet e vitit 2022
Lutfiu: Serbët provokuan natën e Krishtlindjeve

Drejtori i Shtëpisë së Kulturës “Abdullah Krashnica”, në Preshevë, Kujtim Sadriu, në bashkëverprim me kryetarin e komunës, Shqiprim Arifi, dhe avokatin Xhevat Fejzullahu, kanë marrë një iniciativë për zgjidhjen e problemit të pronësisë të këtij institucioni.

Lidhur me këtë iu është Kërkuar Kuvendit Komunal që shtëpinë e kulturës ta shpall institucion të rëndësisë së veçant.

Detajet rreth iniciativës i ka shpalosur vet drejtori Sadriu përmes një postimi në Facebook:

LIDHUR ME PRONËSINË E SHTËPISË SË KULTURËS “ABDULLA KRASHNICA” NË PRESHEVË! (NË BASHKËVEPRIM ME KRYETARIN E KOMUNËS, DREJT ZGJIDHJES SË PRONËSISË SË SHTËPISË SË KULTURËS NË PRESHEVË)

Në bashkëverprim me kryetarin e komunës, zotin Shqiprim Arifi, dhe avokatin zotin Xhevat Fejzullahu, ngadalë po e zgjidhim problemin e pronësisë së Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica.

Duke pasur parasyshë se Shtëpia e Kulturës, i plotëson të gjitha kushtet për një institucion të lartë arsimor, propozova, që Kuvendi Komunal, të marrë iniciativën e themelimit të “Universitetit Publik të Preshevës”.

Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica” Në Preshevë, ka filluar të ndërtohet në vitin 1979, dhe në vitin 1981 është lëshuar në funkcion. Pas shpartallimit të ish-Jugosllavisë dhe të sistemit komunist, e tërë pronësia, mbeti në emër të Kooperativës Bujqësore, edhe ate në disa parcela kadastrale, dhe deri më sot askush nuk u morr me këtë problematikë serioze, dhe e njëjta nuk është zgjidhur kurrë.

Propozuam, që të gjitha parcelat që janë në shfrytëzim nga Kooperativa Bujqësore, ku gjindet Shtëpia e Kulturës, Kuvendi Komunal , t’i shpallë me interes publik, që mandej të sjellë një vendim. Më pastaj me këtë vendim do t’i drejtohemi Qeverisë së Republikës së Serbisë, duke shpresuar që Qeveria të aprovojë, dhe me këtë rast ta mundësojë bartjen e pronësisë në emër të Shtëpisë së Kulturës.

Mbetem me shpresë që të gjithë kuvendarët ta votojnë, sepse është në të mirën e popullatës.

COMMENTS