HomeUncategorized

Pas lirimit, përsëri arrestohet ternocasi, dergohet në mbajtje

(foto ilustrim) A. A. (2001) nga Tërnoci i Madh, i cili dje rreth orës 15:00 ishte liruar, është arrestuar përsëri sot në lidhje me rastin me prift

Kryetari i Preshevës apelon për 8 milionë euro nga Kosova dhe Shqipëria
184 raste të evidentuara deri më tash me Covid në Bujanoc
Plani i çmendur kinez në Ballkan: Hapja e kanalit përmes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut (video)

(foto ilustrim)

A. A. (2001) nga Tërnoci i Madh, i cili dje rreth orës 15:00 ishte liruar, është arrestuar përsëri sot në lidhje me rastin me priftin e Kishës Ortodokse Serbe (SPC) në Bujanoc.

Sipas informacioneve të fundit, A. A. është ndaluar me propozim të prokurorit dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ai pritet që të dielën të dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili do të vendosë për masën e mëtejshme.

I riu nga Tërnoci dyshohet për veprën penale  (sjellje e dhunshme), për të cilën, sipas dispozitave përkatëse ligjore, parashihet dënim deri në tre vjet burgim.

Ndërkohë, personi tjetër i përfshirë në rast, një i mitur nga Gjilani, është liruar.

Rasti lidhet me incidentin e raportuar në qendër të Bujanocit, ku dy të rinjtë dyshohej se kishin ofenduar dhe provokuar një prift të SPC-së.

Fillimisht, të dy ishin liruar pasi Prokuroria e Lartë Publike në Vranjë kishte konstatuar se nuk kishte elemente për vepër penale dhe ngritje të procedurës. Megjithatë, ndaj të riut nga Tërnoci sot është ndërmarrë një veprim i ri procedural.

COMMENTS