HomeKronikë

Sulmi ndaj priftit?:Lirohen dy të rinjtë shqiptarë

Dy të rinjtë shqiptarë, njëri nga Tërnoci i Madh dhe tjetri nga Gjilani, të cilët ishin arrestuar pas incidentit të raportuar në qendër të Bujanoc

Nuk kalon “Pako emergjente”
LPD: Uniteti i subjekteve shqiptare çelës për krijimin e koalicionit
Më 18 korrik mbahet Seanca e Katërt e Kuvendit Komunal të Bujanocit

Dy të rinjtë shqiptarë, njëri nga Tërnoci i Madh dhe tjetri nga Gjilani, të cilët ishin arrestuar pas incidentit të raportuar në qendër të Bujanocit, janë liruar nga arresti.

Sipas informacioneve të siguruara, Prokuroria e Lartë Publike në Vranjë ka konstatuar se në rastin konkret nuk ka elemente të veprës penale dhe për këtë arsye nuk ka bazë për ngritjen e procedurës penale ndaj dy të rinjve.

Rasti kishte tërhequr vëmendjen e opinionit pas raportimeve se dy të rinjtë, të mërkurën në mbrëmje, dyshohet se kishin ofenduar dhe provokuar një prift të Kishës Ortodokse Serbe (SPC) në Bujanoc, duke thirrur “UÇK” dhe duke shfaqur simbolin e “Shqipërisë së Madhe”.

Ngjarja ishte raportuar se kishte ndodhur në qendër të Bujanocit, pranë objektit të ish-shkollës së kishës, i cili tash shërben si shtëpi famullie.

Prifti kishte konfirmuar se rastin e kishte raportuar në polici, ndërsa nga Policia në Vranjë ishte bërë e ditur se kishin vepruar pas raportimit dhe se rasti po trajtohej në koordinim me Prokurorinë e Lartë Publike në Vranjë.

Sipas raportimeve jozyrtare, dy të rinjtë dyshohej se kishin urinuar edhe në pragun e shtëpisë së famullisë.

Fillimisht, mediat raportuan se policia në Bujanoc kishte arrestuar dy personat e dyshuar, njëri nga Kosova dhe tjetri nga Tërnoci i Madh.

Megjithatë, pas veprimeve të organeve kompetente, Prokuroria e Lartë Publike në Vranjë ka vlerësuar se nuk janë konstatuar elemente për ekzistimin e një vepre penale dhe procedura penale nuk do të ngrihet ndaj tyre.

COMMENTS