HomeNë fokus

Qeveria e Kosovës ndan 70 mijë euro për blerjen e librave për nxënësit e Luginës

Qeveria e Kosovës sot ka ndarë 70 mijë euro për të blerë libra për nxënësit e tri komunave të Luginës së Preshevës. Propozimin për ndarjen e mjet

Kuvendi i Serbisë ndryshoi Ligjin për Zgjedhjet Lokale, nënshkrimet verifikohen edhe nga Administrata Lokale
Qendra për të Drejtat e Njeriut përmbylli me sukses projektin për monitorimin e përdorimit të gjuhës shqipe në Luginën e Preshevës
Miratohet buxheti i KKSH-së

Qeveria e Kosovës sot ka ndarë 70 mijë euro për të blerë libra për nxënësit e tri komunave të Luginës së Preshevës.

Propozimin për ndarjen e mjeteve financiare për blerjen e librave dhe materialeve të tjera shkollore për nevojat e nxënësve të komunës së Bujanocit, Medvegjës dhe Preshevës e ka bërë zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi.

“Duke marrë parasysh rëndësinë e kësaj kërkese, Ministria e Financave ka komunikuar me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë për ta mbështetur këtë kërkesë dhe kërkoj aprovimin për ndarjen e 70 mijë eurove për nxënësit e Luginës”, ka thënë Krasniqi në mbledhjen e Qeverisë.

Ky propozim ka marrë aprovimin e anëtareve të kabinetit qeveritar.

COMMENTS