HomePolitikë

Partitë shqiptare nisin mbledhjen e nënshkrimeve për “Koalicionin Shqiptar”

Subjektet politike shqiptare të Luginës kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve përkrahëse për listën e përbashkët “Koalicioni Shqiptar”, me të cilën do

Amari pajiset me teknologji më bashkëkohore
APN propozon pakon emergjente „Bujanoci 2021“ në vlerë prej 80.000.000 dinarë
Arifi: Presim jetësimin e Fondit Kombëtar të Solidaritetit për Luginën

Subjektet politike shqiptare të Luginës kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve përkrahëse për listën e përbashkët “Koalicioni Shqiptar”, me të cilën do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit 2026.

PVD-ja, Alternativa për Ndryshim dhe Partia Demokratike kanë njoftuar sot për fillimin e procesit të mbledhjes së nënshkrimeve në zyrat e tyre në Bujanoc dhe Preshevë.

Nga Partia për Veprim Demokratik (PVD), Shaip Kamberi u ka bërë thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të kësaj partie që ta përkrahin listën e përbashkët “Koalicioni Shqiptar” me nënshkrimin e tyre.

Në Preshevë, nënshkrimet mblidhen në zyrën qendrore të PVD-së, ndërsa në Bujanoc në zyrën e degës së kësaj partie.

Edhe Alternativa për Ndryshim (APN) ka njoftuar se ka filluar grumbullimin e nënshkrimeve për mbështetjen e listës së përbashkët. Nga kjo parti është theksuar se lista synon bashkimin e zërit politik të shqiptarëve të Luginës dhe përfaqësimin e përbashkët në Parlamentin e Republikës së Serbisë.

Mbledhja e nënshkrimeve nga APN-ja zhvillohet në zyrën e kësaj partie.

Ndërkohë, edhe Partia Demokratike ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve në zyrën e saj në Bujanoc, duke ftuar qytetarët që dëshirojnë ta përkrahin listën “Koalicioni Shqiptar” ta bëjnë këtë përmes nënshkrimit.

Mbledhja e nënshkrimeve është pjesë e procedurave për paraqitjen e listës së përbashkët shqiptare në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit 2026.

COMMENTS