HomePolitikë

Kryeministri Kurti takoi aktivistët Osmani dhe Sadiku nga Presheva, të cilët shprehën mbështetje për listën e përbashkët “Koalicioni Shqiptar”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim aktivistët politikë nga Presheva, Fatlum Osmani dhe Faim Sadiku, të cilët shpreh

Të enjten mblidhet Kuvendi
Musliu në takim te Kurti
Ramadani takon kryeparlamentarin Konjufca

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim aktivistët politikë nga Presheva, Fatlum Osmani dhe Faim Sadiku, të cilët shprehën mbështetjen për listën e përbashkët “Koalicioni Shqiptar” për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit 2026 në Serbi.

Kryeministri Kurti theksoi se “mbështetja e tyre për “Koalicionin Shqiptar” është zotim që merr vlerë përmes besimit që ndërtojmë, përgjegjësisë që ndajmë dhe veprimeve që e pasojnë. Andaj, dallimet mbeten pjesë e përvojës sonë, ndërsa përgjegjësia ndaj qytetarëve na afron rreth të njëjtit angazhim”.

Ai i falënderoi për gatishmërinë për bashkëbisedim dhe për mbështetjen e marrëveshjes së arritur më 29 shtator 2026 në Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Po ashtu, ai falënderoi edhe drejtuesit e Unionit të Afaristëve “Vizioni për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc” për zotimin e tyre për t’u angazhuar në mbështetje të “Koalicionit Shqiptar”.

Kryeminsitri Kurti theksoi se marrëveshjet marrin jetë përmes fjalës që mbajmë dhe punës që bëjmë së bashku. Ndërsa shtoi se përgjegjësia ndaj qytetarëve kërkon që qëndrimet e shprehura të shndërrohen në angazhim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim në punë të dobishme për ta.

Republika e Kosovës do të vazhdojë t’u qëndrojë pranë shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, për të drejtat, përfaqësimin dhe mirëqenien e tyre. Me besim te njëri-tjetri dhe përgjegjësi ndaj brezave që vijnë, përpjekjet e përbashkëta mund të bëhen mundësi konkrete për qytetarët.

Zyra e Kryeministrit

COMMENTS