Përmbyllet konkursi për 1 milion euro për bujqit e Luginës, ja sa konkuruan 👇👇 Thirrja publike e KKSH-së për kategoritë bujqësore të Luginës ës
Përmbyllet konkursi për 1 milion euro për bujqit e Luginës, ja sa konkuruan 👇👇
Thirrja publike e KKSH-së për kategoritë bujqësore të Luginës është përmbyllur sot.
Kryetari, Nevzad Lutfiu, ka bër një përmbledhje të aplikimeve sipas kategorive.
Postimi i tij:
Sot u mbyll thirrja publike për subvencionimin e kulturave bujqësore në Luginë të Preshevës.
1176 aplikime gjithësej.
Bujanoc👇
-Bujqësi: 227 aplikime
-Blegtori: 144 aplikime
-Bletari: 51 aplikime
-Pemëtari: 25 aplikime
-Shpezëtari: 4 aplikime
Preshevë👇
-Bujqësi: 440 aplikime
-Blegtori: 145 aplikime
-Bletari: 31 aplikime
-Pemëtari: 49 aplikime
-Shpezëtari: 3 aplikime
Medvegjë👇
-Bujqësi: 10 aplikime
-Blegtori: 21 aplikime
-Bletari: 19 aplikime
-Pemëtari: 6 aplikime
-Shpezëtari: 1 aplikim
Ditën e djeshme në KKSH u dorëzua një ankesë e nënshkruar nga 21 persona të cilët kërkuan verifikimin e aplikuesve sepse sipas tyre një numër i madh i aplikuesve janë fiktiv.
Komisioni vlerësues do të bëj vlerësimin e dokumentave, pastaj një komision tjetër do të bëj verifikimin shtëpi për shtëpi të të gjithë atyre që i plotësojnë kushtet me dokumenta.
COMMENTS