Kryeyari i konunës sê Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur sot në një takim Ambasadorin e OSBE-së në Serbi, Jan Braathu. Pajaziti e ka quajtur
Kryeyari i konunës sê Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur sot në një takim Ambasadorin e OSBE-së në Serbi, Jan Braathu.
Pajaziti e ka quajtur qenësor angazhimin e kësaj organizate duke shprehur i bindur se ky model do të vazhdojë derisa të përmbushen kërkesat e shqiptarëve.
Postimi i Pajazitit:
Me mikun e madh të Bujanocit dhe të Luginës, Ambasadorin e OSBE-së, Jan Braathu, patëm një takim tejet kontstruktiv, duke diskutuar shumë tema të cilat i përkasin aktualitet tonë politik dhe zhvillimor.
Edhe kësaj here, morëm përkrahje të thellë nga Sh.T., Braathu, për vizionin tonë për Bujanocin dhe domosdoshmërinë e ndryshimeve qenësore në funksionalitetin e pushtetit lokal.
U pajtuam se një qasje ndryshe është parakusht për hapjen e shtigjeve të reja, me qëllim të një mirëqenie në ngritje për të gjithë bashkëqytetarët tanë.
Ritheksuam nevojën e zgjidhjes së shumë çështjeve që i përkasin integrimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe vazhdimin e pakursyer të OSBE-së në këtë drejtim.
Ambasasorit Braathu ia dëshmova faktin se organizata të cilën ai përfaqëson është promotore e kordinimeve tona me miqtë tjerë ndërkombëtarë në raport me Qeverinë e Serbisë me qëllim të përmirësimit të pozitës së shqiptarëve në këtë shtet.
Vazhdimësia e këtyre angazhimeve do të jetë prioritet i politikave të OSBE-së edhe në vitin e ardhshëm, derisa të realizohen zotimet e autoriteteve qendrore në përmbushjen e obligimeve të marra nga viti 2013.
COMMENTS