Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka marrë pjesë sot në mbledhjen e dytë të organizuar nga Kuvendi dhe Qeveria e Republikës së Ser

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka marrë pjesë sot në mbledhjen e dytë të organizuar nga Kuvendi dhe Qeveria e Republikës së Serbisë, e cila kishte për qëllim koordinimin dhe realizimin sa më efikas të procesit të legalizimit të objekteve.
Pajaziti ka bërë të ditur se Komuna e Bujanocit ka përmbushur të gjitha detyrimet që kanë dalë nga mbledhja e parë, ndërsa tashmë ka pranuar edhe detyrat e reja që do të zbatohen në vijim.
“Në fillim të dhjetorit, kur ky proces nis zyrtarisht, do të jemi të përgatitur t’i presim qytetarët tanë dhe ta zhvillojmë këtë proces të rëndësishëm në mënyrë të rregullt, të shpejtë dhe në dobi të secilit banor të komunës sonë,” – ka theksuar kryetari Pajaziti.
Procesi i legalizimit pritet të lehtësojë ndjeshëm pozitën e shumë qytetarëve dhe familjeve në komunën e Bujanocit, duke mundësuar regjistrimin ligjor të objekteve dhe krijimin e kushteve më të sigurta për zhvillim urban dhe planifikim hapësinor.
COMMENTS