HomeAktuale

Jetimët e Malësisë së Bujanocit

Shkruan: Murat Mustafa "Malësia e Bujanocit, para zgjedhjeve shpesh është diskutuar nëpër agjenda partiake, dhe me komunikata të zjarrta, “se j

Kolegji Universum 30 bursa për studentët nga Presheva dhe Bujanoci
Tri doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë, MSh del me sqarim: Mund të hysh edhe me dy doza dhe test negativ
Propozimi i “Gipës”: Mural për kampionin Shefat Isufi

Shkruan: Murat Mustafa

“Malësia e Bujanocit, para zgjedhjeve shpesh është diskutuar nëpër agjenda partiake, dhe me komunikata të zjarrta, “se jemi” në interes të këtyre banorëve, mirëpo rezultati gjithmonë ka qenë zero.

Banorët e shpërngulur për shkak të presioneve pas Luftës së UÇPMB-së, janë thembër e Akilit. Ata edhe sot nuk kanë kurrfarë dokumente, as të Serbisë as të Republikës së Kosovës, që është shkelje flagrante e së të drejtave elementare të njeriut, sepse realisht ata de jure nuk ekzistojnë, edhe pse de fakto, janë qytetarë rezident të Republikës së Kosovës.

Popullata e shpërngulur nga kjo anë, një pjesë e tyre janë qiraxhinjtë, argat dhe në gjendje të rëndë ekonomike e sociale. Kësaj, kur t’ia shtojmë edhe problemin e mungesës së dokumenteve të identifikimit, atëherë është gjithçka përveç një jetë jo normale dhe pa identitet.

Rruga e shtruar me asfalt Tërnoc-Breznicë, pritet nga Breznica deri në Muhoc, ndërsa rruga Muhoc – Zarbincë do të asfaltohet, kjo jep shpresë për përmirësimin e gjendjes së kësaj popullate.

Pra, me këtë infrastrukturë rrugore, mund t’u siguroj se do të kenë një përmirësim të jetës së banorëve të kësaj malësie dhe për kthimin në vatrat e tyre. Dhe përmirësimin e kushteve të jetës për banorët të cilët tashmë jetojnë në malësi.

Me këto kushte infrastrukturore banorët më shpejt do të shkonin në Bujanoc se në Gjilan. Por, para se të kthehen në vatrat e tyre problemi i parë që do t’ju shfaqet është dokumentet e identifikimit, e të cilin nuk e kanë sepse pushteti në Bujanoc i ka çregjistruar nga regjistri civil.

Kthimi i të zhvendosurve (normal ata që shprehin vullnet) do t’i kthente legjitimitetin jo vetëm malësisë, por edhe qytetit të Gjilanit, sepse një numër i të zhvendosurve nuk mund të votojnë për përfaqësuesit e tyre qoftë në Bujanoc apo në Gjilan.

Unë e di që si asamblist nuk jam kompetent për dhënien e dokumenteve të identifikimit, por ju garantoj se në çdo seancë bashkë me kryetarin e ardhshëm të komunës së Bujanocit z.Arbër Pajaziti, do të jemi zëri i juaj deri në zgjidhjen e këtij problemi.”

Autori :Murat Mustafa – kandidat për këshilltar komunal në komunën e Bujanocit, në listën e APN-së.

#APN-7
#MuratMustafa

COMMENTS