HomeUncategorized

Përfaqësuesit e komunave takim me Trupin Koordinues

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nenad Mitro

Komunalia zgjeron shërbimet, Letovica bëhet me grumbullim të rregullt të mbeturinave
Kujdes çfarë po komentoni në Facebook, ju pret burgu
APN demanton Rexhepin

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nenad Mitrović, mbajti sot një takim me kryetarët e komunave të Bujanocit dhe Medvegjës, Arbër Pajaziti dhe Dragan Kulić, si dhe me përfaqësues të Komunës së Preshevës.

Në takim morën pjesë edhe shefja e kabinetit të kryetarit të Komunës së Bujanocit, shefat e sektorëve për financa dhe investime në komunat e Preshevës dhe Bujanocit, si dhe shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës së Medvegjës.

Gjatë takimit u diskutua për ecurinë e realizimit të projekteve infrastrukturore që financohen nga buxheti i Trupit Koordinues. Pjesëmarrësit, duke pasur parasysh afrimin e fundit të vitit buxhetor, analizuan nivelin e deritanishëm të realizimit të aktiviteteve të planifikuara, pritjet për përfundimin e tyre deri në fund të vitit, si dhe mundësitë e riorientimit të fondeve në përputhje me nevojat reale në terren.

Vëmendje e veçantë iu kushtua koordinimit me kompanitë zbatuese dhe mbikëqyrjen profesionale, me qëllim të zbatimit sa më efikas të projekteve me rëndësi për qytetarët e këtyre komunave.

Në takim u bisedua gjithashtu për çështjet aktuale dhe sfidat me të cilat përballen komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në punën e tyre të përditshme.

Burimi: Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë

COMMENTS