HomeShoqëri

Pajaziti viziton zjarrëfikësit, u ndanë mirënjohje dhe paralajmëron shtim të numrit të tyre

Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka ndarë sot mirënjohje për pjesëtarët e Shërbimit të Zjarrëfikësve në Bujanoc për kontributin e tyre në shu

Pajaziti: Në 2012 e kundërshtuan, në 2021 e votuan
Rivotimi i djeshëm në Tërrnoc: Çfarë thuhet në proves verbal, cili është rezultati i KRZ-së, çka thotë raporti i vëzhguesve (dokumente)
Si ballafaqohej Nagip Arifi me „N.N. lica“?

Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka ndarë sot mirënjohje për pjesëtarët e Shërbimit të Zjarrëfikësve në Bujanoc për kontributin e tyre në shuarjen e zjarreve gjatë verës që lam pas.

Përveç njoftimit me kushtet e punës, ai ka paralajmëruar edhe vende të reja pune në këtë sektor.

Postimi i Pajazitit:

Një vizitë në shenjë mirënjohjeje

Sot vizituam Shërbimin e Zjarrëfikësve në Bujanoc për t’i mësuar më në detaje kushtet e tyre të punës dhe problemet me të cilat ata ballafaqohen çdo ditë.

Poashtu, pjesëtarët e këtij shërbimi i nderuam me Mirënjohje për kontributin e dhënë në shuarjen e zjarreve.

Puna e tyre ishte mjaft efikase, sidomos në verë të këtij viti, ku u ballafaquan në një luftë të vërtetë me zjarret në shumë vendbanime të komunës tonë, e cila ishte më e atakuar në nivel shteti.

Kontribut tjetër ishte edhe shuarja e shpeshtë e zjarrit tek deponia e qytetit.

Përkundër punës së palodhshme, Shërbimi i Zjarrëfikësve po ballafaqohet me mungesë të resurseve njerëzore, ndërsa angazhimi ynë mbetet që të sigurojmë më tepër zjarrëfikës në të ardhmen.

COMMENTS