HomeAktuale

Fyerja ndaj shqiptarëve: Vulin paraqitet në gjykatë

Ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, më në fund është paraqitur në gjykatën e Beogradit pas padisë së ushtruar nga ana e kryetarit të K

Nisin reagimet e lokaleve të natës: Si është e mundur të mos ketë virus në kafiteri e ahengje familjare ?Edhe ne mbajmë familje
Cakaj falenderon Luginën
Për çka do të shpërblehen dy paralele?


Ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, më në fund është paraqitur në gjykatën e Beogradit pas padisë së ushtruar nga ana e kryetarit të KKSH-së, Ragmi Mustafa, lidhur me përdorimin e termit pezhorativ „ shiptari „.

Se si ka rrjedhur seanca gjyqësore flet kumtesa e KKSH-së:

KRYEPOLICI VULIN, MINISTRI I GJUHËS SË URREJTJES ANTI-SHQIPTARE, QË PARAQITET NË GJYKATË ME MBËSHTETËSIT E TIJ, PËR T’I BËRË PRESION GJYQËSORIT TË SERBISË

Pas dy ikjeve të tij në dy seancat paraprake, Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Serbisë, z.Aleksandër Vulin u paraqit sot më në fund në seancat e Gjykatës së Lartë në Beograd, për t’iu përgjigjur padisë së ngritur nga ana ime, për gjuhë të urrejtjes dhe qasje diskriminuese, për shkak të përdorimit të termit “šiptari”, në paraqitjet e tij zyrtare dhe publike.

Madje, Ministri i Policisë erdhi i shoqëruar me dhjetëra mbështetës me trup korpulent, për t’i bërë presion gjykatës.

Gjatë seancës dëgjimore, përveç që e konfirmova padinë, theksova se në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar do ta kundërshtoj institucionalizimin e gjuhës denigruese dhe fyese ndaj shqiptarëve në Serbi nga ana e zyrtarëve shtetërorë, duke e rikujtuar gjykatën se termi “šiptar” është edhe në kundërshtim me vetë përdorimin zyrtar dhe ligjor në Serbi, ku njihet ligjërisht termi “albanac”.

Kësisoj, si Ministër, z.Aleksandër Vulin, nuk po i mjafton që po i fyen bashkështetasit e tij shqiptarë nga pozita e ministrit dhe që po e shkelë gjuhën zyrtare të Republikës ku ai shërben si pjesë e kabinetit qeveritar, por tashmë edhe po e përdor pushtetin e tij ekzekutiv për t’i bërë presion gjyqësorit të Serbisë.

COMMENTS