HomeNë fokus

KKSH u dërgon vërejtje drejtorëve të shkollave shqipe lidhur me lëndët joamtare (dokument)

Këshilli Kombëtar Shqiptar-KKSH u ka dërguar sot vërejtje drejtorëve të shkollave me mësim në gjuhën shqipe lidhur me personelin e mësimëdhënësve të

Dreni- ndër më të dalluarit për gjuhën angleze në Serbi, Lutfiu: E ka ndihmën tonë në çdo kohë
S’ka para: Refuzohen ankesat për subvensione
Musliu takohet me rektorin Kosumi


Këshilli Kombëtar Shqiptar-KKSH u ka dërguar sot vërejtje drejtorëve të shkollave me mësim në gjuhën shqipe lidhur me personelin e mësimëdhënësve të gjuhës joamtare, konkretisht gjuhës serbe.
Ky institucion ka vërejtur se në disa shkolla janë shfaqur parregullësi me kuadrot arsimore të cilat nxënësve u mësojnë gjuhën serbe, raporton FOLonline.
Si rast të fundit, KKSH ka përmendur Sh.F. “ Naim Frashëri “ në Bujanoc ku dyshohet se ka patur parregullësi evidente në pranimin e personelit për lëndën e gjuhës serbe.
Institucioni reprezentues i shqiptarëve thekson se në bazë të Ligjit secili mësimëdhënës i kësaj lënde medoemos duhet të njohë edhe gjuhën amtare të nxënësit.
Në këtë drejtim, KKSH ka paralajmëruar drejtorët se nëse nuk i evitojnë parregullësitë, ndaj tyre do të inicohen procedura tek ministria e arsimit por edhe tek instatncat gjygjësore.
Kujtomë se ky reagim i KKSH-së vie pas raportimit të FOLonline për dyshimin se ekziztojnë parregullësi në shkollat shqipe lidhur me angazhimin e kuadrove në lëndët e mësimit të gjuhës joamtare, përkatësisht gjuhës serbe.

Vërejtaja e KKSH-së në vazhdim:

VEREJTJE

COMMENTS