HomeNë fokus

Pajaziti viziton ujësjellsin

Kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka vizituar ujësjellsin e qytetit ku ka falenderuar punëtorët pêr aktivizimin e dy pompave qê ndi

Pajaziti në Asamblenë e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon
Qeveria e Kosovës ndan mjete për avokim dhe kompenzim të buxhetit të KKSH-së
“Kundërshtarët politik për interesa të ngushta po luajnë me ndjenjat e kombit” (video)

Kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka vizituar ujësjellsin e qytetit ku ka falenderuar punëtorët pêr aktivizimin e dy pompave qê ndikuan në normalizimin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Pajaziti tha se ditëve në vijim do të.shtohen kontrollet për keqpërdoruesit e ujit dhe paralajmëroi masa rigoroze për ata.

Postimi i Pajazitit:

Në lokacionin e ujësjellësit falenderova punonjësit dhe stafin e N.P. Komunalia, për angazhimin maksmimal dhe punën e kryer gjatë 48 orëve të fundit, me ç’ rast sot është përmirësuar dukshëm furnizimi me ujë.

Me këtë rast janë vënë në funksion dy pompa rë reja gjë që në masë të madhe e kanë stabilizuar gjendjen në këto ditë vere.

Megjithatë, edhe më tej kërkojmë nga qytetarët që në mënyre racionale ta përdorin ujë në mënyrë që të ketë për të gjithë.

Ditëve në vijim do të shtohen kontrollet në terren ndërsa ndaj atyre që hasen në keqpërdorim do të ketë dënime rigoroze.

COMMENTS