HomeAktuale

Delegacioni nga OKB për vizitë në Bujanoc: Diskutim për zhvillimin e qëndrueshëm

Komuna e Bujanocit ka mirëpritur sot një delegacion të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), në përbërje: Koordinatorja e Përhershme të Kombe

Rruga Tërnoc- Breznicë përsëri e kalueshme
Pajaziti: Vendi ynë po shndërrohet në “klub të pensionistëve”
Arbër Pajaziti, zëvendës Kryetar i Alternativës Për Ndryshim

Komuna e Bujanocit ka mirëpritur sot një delegacion të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), në përbërje: Koordinatorja e Përhershme të Kombeve të Bashkuara në Serbi, Matilde Mordt, si dhe përfaqësuesin e UNHCR-it në Serbi, Sofian Agjalli.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook se ka pasur “kënaqësinë të mirëpres delegacionin nga Kombet e Bashkuara në zyrat e Komunës”. Ai shtoi se gjatë takimit u bisedua për shumë tema të rëndësishme për qytetarët e kësaj komune.

“Përveç prezantimit të gjendjes aktuale në komunën tonë, folëm për mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm për zhvillim të qëndrueshëm dhe adresimin e sfidave sociale dhe ekonomike që prekin qytetarët tanë,” shkruan Pajaziti në postim.

Delegacioni i OKB-së, i përbërë nga përfaqësues të disa agjencive të kësaj organizate, shprehu interesim të veçantë për sfidat që lidhen me barazinë sociale, zhvillimin ekonomik dhe integrimin e komuniteteve të ndryshme etnike në proceset vendimmarrëse.

Kryetari Pajaziti theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit me organizata ndërkombëtare për të ndihmuar komunën që të kapërcejë vështirësitë me të cilat përballet, sidomos në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe mundësive për punësim të të rinjve.

“Angazhimi ynë si udhëheqje lokale është që të hapim dyert për bashkëpunim, të jemi transparentë dhe aktivë në kërkimin e partnerëve që ndajnë vizionin tonë për një Bujanoc më të zhvilluar dhe gjithëpërfshirës,” përfundon Pajaziti.

Vizita e delegacionit të OKB-së vjen në një moment të rëndësishëm për komunën e Bujanocit, e cila përballet me sfida të shumta socio-ekonomike, por që gjithashtu ka potencial për zhvillim nëse përkrahet nga faktorë vendorë dhe ndërkombëtarë.

COMMENTS