HomePolitikë

Pajaziti: Vizita në SHBA nuk është zyrtare, është aranzhuar nga një Agjencion

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, e ka quajtur ekskursion vizitën e disa përfaqësuesve politik nga Lugina në SHBA.

Pajaziti: Këtu nuk është një dreq, por janë disa!
Rezultatet e konkursit për klubet sportive, reagon Pajaziti
Nenad Mitroviq: Nagip Arifi më ka gënjyer dhe e ka shkelur marrëveshjen

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, e ka quajtur ekskursion vizitën e disa përfaqësuesve politik nga Lugina në SHBA.

Pajaziti ka thënë se kjo vizitë nuk është aspak zyrtare dhe se është organizuar nga një Agjencion i cili është paguar me mjetet e qeverisë së Kosovës.

Postimi i Pajazitit:

Kërkesa kundërthënëse në zbatimin e sajë!

Ditë më parë Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sajë të rregullt, shqyrëtoi dhe aprovoi një kërkesë të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe ndau 50.000 euro në emër të lobimit dhe sensibilizimit të çështjes së Luginës.

Shumë mirë, vendim për t’u përshëndetur.
Por, mësohet se ato mjete u transferuan në një agjension i cili merret me organizimin dhe aranzhimin e takimeve të ndryshme në SHBA.
Disa politikanë nga Lugina udhëtuan për atje.
Por, është për analizë kush po dëshiron ta ngris çështjen shqiptare?!

Ata që për 20 vjet qeverisje nuk kanë lënë të zezë pa I bërë këtij vendi, duke e vjedhur, përçarë, zhvatur e nëpërkëmbur.
Ata që janë përgjegjësit krysorë për gjendjen në të cilën është Lugina.
Për kë të lobohet? Për ata që janë Gjermani?!
I vetmi përfaqësues institucional në atë delegacion është kryetari i Bujanocit. E që partia e tijë në KKSH është pjesë e opozitës.
Tre përfaqësuesit tjerë janë humbësit e disa zgjedhjeve rresht.
Ku në atë delegacion nuk e përfaqëson askush KKSH-në.
Une e kuptoj dëshirën që ata kanë për ti larë gjynahet që i kanë bërë këtij vendi, por ata harrojnë që nuk e kanë as shkronjën K të Kredibilitetit për ngritjen e kauzës shqiptare.

Ekskurzioni i fulluar me fotot para hotelit, do të përfundoje me një album më shumë në arkivin e tyre personal.
Pjesa e të qeshurave fallso është pjesa e vetme e mirë e atij udhëtimi, që neve na bën të qeshim me lot.

COMMENTS