Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka marrë pjesë në shënimin e 24-vjetorit të themelimit të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB).
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka marrë pjesë në shënimin e 24-vjetorit të themelimit të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB).
Me këtë rast, Pajaziti ka falënderuar presidentin e AKB-së, Agim Shahini, dhe ekipin e tij për bashkëpunimin me Komunën e Bujanocit dhe gatishmërinë për të krijuar ura bashkëpunimi ndërmjet bizneseve.
Ai ka vlerësuar kontributin 24-vjeçar të kësaj organizate në mbështetjen e bizneseve dhe zhvillimin ekonomik, duke shprehur dëshirën që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim të krijimit të mundësive të reja për bizneset dhe qytetarët.


COMMENTS