HomePolitikë

Pajaziti: Revolta qytetare ka dridhur rehatinë e kryetarit të dështuar…

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka vazhduar edhe sot ta ketë në fokus  kryetarin e komunës, Nagip Arifin. Paja

Kamberi e Musliu takojnë Ali Ahmetin
Sa peshojnë tre deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë?!
APN propozon komision gjithshqiptarë për përgatitjen e regjistrimit të popullsisë

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka vazhduar edhe sot ta ketë në fokus  kryetarin e komunës, Nagip Arifin.

Pajaziti është shprehur se ka një revoltë qytetare e cila ka dridhur rehatinë e kryetarit, të cilin e ka quajtur të dështuar.

Postimi i Pajazitit:

Revolta qytetare ka dridhur rehatinë e kryetarit të dështuar…

Nuk ishin dy-tre veta, por dhjetëra, e do të bëhen qindra….prandaj, kryetari aktual i Bujanocit, Nagip Arifi ndihet në siklet dhe është i stresuar.

Pas Bilaçit, nuk ka më rehati pushteti i kompromiseve dhe i dallavereve. Njëjtë edhe kryetari, i cili ka dështuar të sjellë ato ditët e mira…

Nuk mund të konsiderohen ditë të mira, ato kur qytetarët zgjohen me ajrin e ndotur nga deponia, e mungesën e ujit në këto ditë të nxehta vere.

As ato kur nënat duhet të përcjellin me mëngjes bijtë e tyre për n’Gjermani, teksa natën e presin me ankth e mërzi. Shkaku, që pushteti nuk ka hapur një vend të ri pune.

Vërtetë, Nagip Arifi përflitet se është i pasur, por edhe i pangopur. Sakaq, dëshira për të përfituar pushtetin, e nxiste të shantazhonte e të shpallte tradhtarët përbrenda shqiptarëve sa ishte në opozitë.

Ne, nuk e kemi ndërmend ta shpallim as tradhtar, e as ta shantazhojmë. Por, e drejta e qytetarëve për t’u revoltuar ndaj dështimeve të tij, dhe gënjeshtrave, është e pamohueshme.

Aq më pak, kur revolta rritet edhe përshkak korrupsionit e nepotizmit.

Dhe, e gjithë kjo përshkruhet me një strofë nga poezia e Ali Asllanit, e titulluar: “Koka bën e koka vuan”….

“Mirëpo vendi paskish zemër, paskish sy e paskish vesh,
Shikon larg e dëgjon thellë, di të vesh, edhe të zhvesh
Tani eja e t’ja themi asaj kënge që ja thonë:
Koka bën e koka vuan, ç’ke moj zemër që rënkon?!”

COMMENTS