HomeNë fokus

Takohet Këshilli për Siguri i Komunës së Bujanocit

"Në seancën për Siguri dhe parandalim të kriminalitetit të mbajtur sot u diskutua për Rregullimin e trafikut gjatë sezonit të verës ku është kërku

Tërnoci barazon si mysafirë, tensione në fund të ndeshjes
Konstituimi i Kuvendit të Serbisë – shqiptarët e Luginës për herë të parë me tre deputetë
Mustafi dënon djegjen e flamurit serb

“Në seancën për Siguri dhe parandalim të kriminalitetit të mbajtur sot u diskutua për Rregullimin e trafikut gjatë sezonit të verës ku është kërkuar nga kryeshefi i stacionit policor në Bujanoc të rrisë kujdesin në rregullimin e komunikacionit për shkak të ngulfatjes së trafikut në qendër të qytetit dhe në rrugën e Kosovës, gjegjësisht gjatë këtij sezoni veror”, ka njoftuar kryesuesi i këtij organi, Enver Ramadani.

“Gjithashtu, në mbledhje është aprovuar një Konkluzion në të cilën i është është kërkuar Shkollës së mesme Sveti Sava në Bujanoc të bëjë lirimin e parkingut e kësaj shkolle gjatë periudhës 01 deri më 22 gusht pa pagesë për qytetarët.

Në mbledhje u diskutua edhe për masat mbrojtëse rreth Covid 19, ku raportoi drejtoresha e Shtëpisë Shëndetit në a Bujanoc e cila potencoi për rritjet e rasteve me Covid 19, gjatë muajit korrik.

U kërkua vëmendje dhe kujdes shtesë nga qytetarët për të ruajtur shëndetin dhe t’i përmbahen rregullave të Covid 19”, ka shkruar ndër të tjera Ramadani.

COMMENTS