HomeShoqëri

Rishikohet buxheti i komunës për vitin 2026, rritje me 80 milionë dinarë

Sot u mbajt seanca e shtatë e Këshillit Komunal të Bujanocit, ku një ndër pikat kryesore ishte rishikimi i parë i buxhetit për vitin 2026. Sipa

Ambasadori i SHBA-së Kristofer Hill në vizitë dyditore në Luginë
Arifi tek ministri kosovar i shëndetësisë
KY ËSHTË PERSONI NGA PRESHEVA QË I SHPËTOI TRAGJEDISË SË AUTOBUSIT NË BULLGARI

Sot u mbajt seanca e shtatë e Këshillit Komunal të Bujanocit, ku një ndër pikat kryesore ishte rishikimi i parë i buxhetit për vitin 2026.

Sipas kryetarit të komunës, Arbër Pajaziti, buxheti është rritur për rreth 80 milionë dinarë krahasuar me atë të miratuar në fund të vitit të kaluar, duke kaluar nga rreth 1.430 miliardë në afërsisht 1.505 miliardë dinarë.

Ai shtoi se gjatë këtij rishikimi janë shqyrtuar disa segmentet e buxhetit, me qëllim që të sigurohet një qasje më e drejtpërdrejtë dhe efikase ndaj nevojave të qytetarëve.

Vetë fakti që Ministria e Financave e ka aprovuar buxhetin pa asnjë vërejtje, sipas Pajazitit, dëshmon se politika financiare e komunës zbatohet në përputhje të plotë me rregullat dhe mundësitë reale të komunës.

Kryetari i komunës shprehu shpresën që vendimi për rishikimin e buxhetit të marrë mbështetjen edhe në seancën e radhës të Kuvendit Komunal.

Gjithashtu, gjatë seancës u trajtuan edhe pika të tjera të rendit të ditës, kryesisht raporte të institucioneve dhe ndërmarrjeve publike, që pasqyrojnë punën dhe transparencën në funksionimin e tyre.

Pajaziti theksoi se do të vazhdojë të punojë me përgjegjësi, transparencë dhe angazhim maksimal për zhvillimin e komunës dhe mirëqenien e qytetarëve.

COMMENTS