HomeAktuale

Dështon koalicioni PD, LPD, SNS- Musliu tërhiqet në momentin e fundit ? Arifi then heshtjen

Në orët e mbrëmjes kanë nisur të ndodhin zhvillime dramatike rreth koalicionit qeverisës në Bujanoc, raporton FOLonline. Edhepse me nënshkrimet e P

Ministri i Sportit për vizitë në “Sezai Surroi”
Merr miratimin ” Pako emergjente Presheva 2020 “
Kush është kush në Vlladiçin  Han? Libër unik i publicistit Radoman Iriq


Në orët e mbrëmjes kanë nisur të ndodhin zhvillime dramatike rreth koalicionit qeverisës në Bujanoc, raporton FOLonline.
Edhepse me nënshkrimet e PD-së dhe LPD-së ishte ftuar seanca konstituive për të premten, mbajtja e saj tashmë është vënë në pikëpyetje.
E gjithë kjo për shkak të tërheqjes së Shqiprim Musliut nga marrëveshja paraprake me PD-në dhe SNS-in, për të cilën burimet e informimit thanë se ishte arritur gjatë ditës.
Akoma nuk dihet se cilat ishin arsyet që detyruan Musliun që në çastet e fundit t’i thotë JO kësaj marrëveshje?
Poashtu mbetet e paqartë se në çfarë raportesh do të mbesin PD dhe SNS dhe se a do të tentojnë krijimin e shumicës së nevojshme për ditën e premte?
Ajo që është e sigurt, ishte takimi i krerëve të këtyre dy subjekteve sot në Bujanoc.
Edhepse shefi i „ progresistëve „ në Bujanoc, Nenad Mitroviq, kishte mohuar marrëveshjen, burimet e FOLonline me siguri të plotë kanë konfirmuar se marrëveshja PD-SNS ishte arritur, me përfshirjen në koalicion edhe të LPD-së.
Kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, kishte akuzuar tërthorazi PD-në për mos unifikimin e spektrit politik shqiptar.
„ Derisa Shaipi dhe Nagipi ishin të ftuar në Tiranë, ky i fundit refuzoi ftesën e shtetit shqiptar për të biseduar dhe arritur koalicion me SNS-in „, kishte pohuar Pajaziti.
Ndërkohë, FOLonline mëson se delegacioni i PVD-së i prirë nga kryetari i saj Shaip Kamberi edhe më tej është duke qëndruar në Tiranë.
Është e paqartë se me kë janë takuar në kryeqytetin shqiptar zyrtarët e PVD-së.
Më në fund heshtjen e ka thyer edhe kryetari i PD-së, Nagip Arifi.
Përmes një postimi në Facebook, Arifi nuk e ka thënë as një fjalë të vetme rreth koalicionit dhe takimit konstituiv të së premtes.
„ Vullnetin e popullit do ta respektoj deri në fund.
Shantazheve dhe kërcnimeve nuk i nënshtrohem asnjëherë.
Besnik i juaji përgjithëmon „, ka shkruar Arifi.
Arifi në këtë shkrim nuk ka spjeguar se nga kush është i shantazhuar dhe i kërcënuar.
Nga ana tjetër rreth koalicionit në Bujanoc sot është deklaruar edhe kryediplomati shqiptar, Gent Cakaj.
“ Theksuam edhe domosdoshmërinë e ruajtjes së shumicës shqiptare në Bujanoc. Kjo e fundit, është edhe detyrë historike edhe nevojë institucionale për shqiptarët e Luginës së Preshevës” – ka porositur mes tjerash Cakaj, pas një takimi me familjarët e dy familjeve patriotike të Kosovës, Jashari dhe Lladrovci.

COMMENTS