HomeNë fokus

Kamberi bënë thirrje për peticionin e Qendrës Memoriale në Batajnicë

Deputeti popullor, Shaip Kamberi, ka kërkuar sot nga qytetarët ta nënshkruajnë peticionin për ndërtimin e Qendrës Memoriale në Batajnicë në përkujti

Kamberi refuzon mirënjohjen e Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë
Vuçiq: Në luftën kundër serbëve edhe persona nga Presheva me dosje kriminale
Mensur Hyseni synon një rekord tjetër të Genisit


Deputeti popullor, Shaip Kamberi, ka kërkuar sot nga qytetarët ta nënshkruajnë peticionin për ndërtimin e Qendrës Memoriale në Batajnicë në përkujtim të viktimave të luftës së Kosovës të cilët ishin zbuluar në varrezat masive në këtë lokalitet.

Iniciativën e Fondit për të Drejtën Humanitare e ka nënshkruar edhe vet Kamberi ndërsa në postimin e tij ka publikuar vegëzën se ku duhet qytetarët të japin firmën e tyre.

Postimi i Kamberit:

Të nderuar qytetarë,
Ju ftojë të solidarizoheni me firmosjen e këtij peticioni qytetar për ta krijuar Qendrën Memoriale në Batajnicë, të cilin sapo e firmosa.

Siç e dini, Batajnica është një nga varrezat masive në Serbi, ku janë hedhur trupat e qindra civilëve të pafajshëm, edhe të moshuar, gra dhe fëmijë.

Me qëllim të zhdukjes së gjurmëve dhe të ikjes nga drejtësia, pas vrasjes në mënyrë monstruoze, kufomat e viktimave janë bartur mbi 400 km nga vendi i krimit, nga ana e urdhërdhënësve dhe ekzekutuesve, që ishin edhe zyrtarë shtetërorë të Republikës së Serbisë.

Kjo hapësirë, ku janë varrezat masive shfrytëzohet ende sot nga pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë.

Peticionin e organizuar nga Fondi për të drejtën humanitare, mund ta firmosni në këtë vegëz:

https://www.batajnicamemorialinitiative.org/al/peticija

Faleminderit.

COMMENTS