Sot është zhvilluar Seanca e katërt e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), ku ndër pikat kryesore të rendit të ditës ishte votimi i Programit për s

Sot është zhvilluar Seanca e katërt e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), ku ndër pikat kryesore të rendit të ditës ishte votimi i Programit për shpërndarjen e Fondit të Qeverisë së Kosovës, si dhe përgatitja e thirrjeve publike për projekt-propozime në fushat që lidhen me identitetin kombëtar.
Siç ka bërë të ditur kryetari i KKSH-së, Enkel Rexhepi, me iniciativën dhe propozimin e tij janë miratuar komisionet vlerësuese, të përbëra nga profesionistë të fushave përkatëse dhe persona me integritet të lartë nga Lugina e Preshevës.
Për të siguruar transparencë dhe mbarëvajtje të procesit, është votuar edhe një komision vëzhgues.
Rexhepi theksoi se Këshilli Kombëtar Shqiptar do të vazhdojë angazhimin për të sjellë më shumë Kosovë e Shqipëri në Luginë, duke mbështetur komunitetin shqiptar me projekte konkrete.
Ai falënderoi të gjithë anëtarët e Këshillit për punën dhe angazhimin konstruktiv, duke paralajmëruar se për hapat e mëtejshëm do të ketë njoftime së shpejti.
COMMENTS