HomePolitikë

Pajaziti: Pushteti po i detyron bizneset të mbyllen

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka akuzuar pushtetin lokal të Bujanocit se po punon kundër interesave të biznesit

Orari i ri i fluturimeve në aeroportin e Nishit: Fluturime të lira në këto destinacione të njohura
Arifi në takim me shefin e zyres ndërlidhëse të OSBE-së
Arifi kthehet në shtëpi

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka akuzuar pushtetin lokal të Bujanocit se po punon kundër interesave të biznesit.

Pajaziti ka thënë se për shkak të implikimeve politike edhe ato pak biznese po detyrohen të mbyllen.

Postimi i Pajazitit:

Pushteti i “ditëve të mira” nuk mjaftohet vetëm me largimin e kuadrove drejtë Gjermanisë, ata do t’i detyrojnë edhe bizneset të mbyllen e të ikin nga ky vend.

Konkursi për “zhvillimin e ekonomisë” është shpallur më 30 korrik, propozim-vendimi për përfituesit nuk është marrur ende, ky prolongim po bëhet për arsye se partnerët e koalicionit ende nuk janë marrur vesh cilëve nga militantët ti ndahen mjete.

Kriteri kryesor i këtij konkursi është përkatësia partiake e përfituesit potencial. Listat e militantëve dhe oligarkëve enden nëpër zyrat e tre udhëheqësve të Komunës së Bujanocit, duke i ndarë ata sipas parimit “ky i juvi, ky i joni”.

Përfitimet personale i realizojnë në afate rekorde, ato të qytetarëve i prolongojnë në maksimum.
Këtij regjimi i ka humbur çdo kuptim!

COMMENTS