HomeSport

PRINDËRIT GJITHNJË NË PËRKRAHJE TË BERAT GJIMSHITIT

Dashuria prindërore s’do mend se nuk njeh kufij. Këtë po e dëshmojnë edhe prindërit e futbollistit të Atalantës dhe Kombëtares së Shqipërisë, B

Si rrjedhojë e Covidit ndihmon 67 familje, pastrohet edhe qyteti
Rritet numri i kuadrove shqiptarë në shtëpinë e shëndetit, në funksion edhe spirometri
Delegacioni nga Lugina zhvillon takimin e fundit në SHBA

Dashuria prindërore s’do mend se nuk njeh kufij.

Këtë po e dëshmojnë edhe prindërit e futbollistit të Atalantës dhe Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshitit, Ridvani dhe Sevimja.

Çifti nga Tërnoci i cili jeton dhe vepron në Cyrih të Zvicrës në çdo mundësi që u jepet ndjek nga afër të birin e tyre, Beratin.

Ata nuk bëjnë dallim, qoftë në ndeshjet në Bergamo ku Atalanta luanë si vendëse, qoftë në fushën mysafire, e poashtu edhe në ndeshjet e Kombëtares kuqezi.

Këtë mbrëmje Ridvani dhe Sevimja ishin në stadiumin “Gjuzepe Meaca “ në Milano për të përcjellur derbin e Serie A  midis Interit dhe Atalantës.

Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 2:2 ndërsa Berat Gjimshiti u inkuadrua në lojë në minutën e 63 të takimit.

Tërnocasi Berat Gjimshiti shpeshherë është zgjedhur në 11-in e parë të javës të  Kampionatit italian ndërsa është shylla kryesore e mbrojtjes së Shqipërisë.

COMMENTS