HomeAktuale

KAMBERI: TË DHËNAT E RAPORTIT TË PROGRESIT, TREGUESE TË PUSHTETIT DESTABILIZUES DHE AUTORITAR TË VUÇIQIT

Deputeti popullor, Shaip Kamberi, duke komentuar Raportin e Progresit të BE-së për Serbinë ka thënë se pushteti aktual i Presidentit Aleksandër Vu

Fejton: Një tregim serbo-shqiptar: Seanca e tetë e Komitetit Qendror të LKS-së: Lindja e liderit (pjesa 5)
𝐒𝐡𝐨𝐬𝐡𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐏𝐨𝐬𝐡𝐭𝐦𝐞 𝐦𝐞 𝐨𝐛𝐣𝐞𝐤𝐭 𝐭ë 𝐫𝐢 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐬𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐨𝐫 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩ë𝐫 𝐟ë𝐦𝐢𝐣ë𝐭 𝐦𝐞 𝐧𝐞𝐯𝐨𝐣𝐚 𝐭ë 𝐯𝐞ç𝐚𝐧𝐭𝐚
Policia e fton sërish koordinatorin e Zyrës për të Rinj, Fatlum Kadriu: “Rasti ka marrë ngjyrë politike”

Deputeti popullor, Shaip Kamberi, duke komentuar Raportin e Progresit të BE-së për Serbinë ka thënë se pushteti aktual i Presidentit Aleksandër Vuçiq nuk ka vullnet politik në njërën anë për demokratizim dhe evropianizim të vendit, e në anën tjetër mbetet faktor destabilizues për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Postimi i Kamberit:

Raporti i sapopublikuar i Progresit i Komisionit Evropian për Serbinë dhe rajonin dëshmon se pushteti aktual i Presidentit Aleksandër Vuçiq nuk ka vullnet politik në njërën anë për demokratizim dhe evropianizim të vendit, e në anën tjetër mbetet faktor destabilizues për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Që nga shkeljet në të drejtat fundamentale të njeriut, trajtimit të drejtave të pakicave kombëtare, pasivizimit të adresave, gjuhës së urrejtjes nga zyrtarët e lartë, mungesën e demokracisë gjithëpërfshirëse, lirinë e shprehjes dhe përfshirjen e shqiptarëve në institucione, e deri te gjendja jostabile në Veriun e Kosovës, Bosnje dhe Herzegovinë, Mal të zi; me Serbinë si vektor destabiliteti të tyre, flasin më së miri për pushtetin e sotëm në Beograd.

Në anën tjetër, veprim inkurajues është harmonizimi i politikave rreth Ballkanit Perëndimor midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, të shprehur sot përmes kumtesës së përbashkët të Sekretarit Amerikan të Shtetit, z.Anthony Blinken dhe Përfaqësuesit të BE-së për Politikë të Jashtme, z.Josep Borell.

COMMENTS