HomeNë fokus

Varroset me nderime Rexhep Rexhepi, veteran i arsimit nga Bujanoci  

Prishtinë, 22 tetor - Është varrosur me nderime të larta në Prishtinë, veterani i arsimit nga Lugina e Preshevës, Rexhep Rexhepi, i cili ndërroi j

KF Tèrnoci:Po na bëhen padrejtësi por ne do të ecim përpara
Pagesa e 60 për qind të pagës minimale – më 7 gusht
Mustafi dënon gjuhën ofenduese të kryepolicit, Aleksandar Vullin

Prishtinë, 22 tetor – Është varrosur me nderime të larta në Prishtinë, veterani i arsimit nga Lugina e Preshevës, Rexhep Rexhepi, i cili ndërroi jetë papritmas në moshën 76 vjeçare.

Në ceremoninë e varrimit të Rexhepit kanë marrë pjesë miq, familjarë e të afërm të mësimdhënësit të shquar nga Lugina e Preshevës.

Rexhep Rexhepi, kishte filluar të punojë si mësimdhënës në vitet e gjashtëdhjeta në fshatrat e Malësisë së Bujanocit, ku ishte pensionuar më 1999.

Rexhep Rexhepi-veteran i arsimit

Familjen Rexhepi e ka ngushëlluar edhe kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, veprimtarit dhe veteranit të arsimit Rexhep Rexhepi. Ai ishte veprimtar dhe mësues i devotshëm në të gjitha proceset që janë zhvilluar për vite në arsimin e Kosovës Lindore, qoftë si mësues, pedagog dhe veprimtar i kauzës kombëtare”, thuhet në ngushëllimin e kryetarit Lutfi Haziri.

Kujdesi dhe ndershmëria që e karakterizonte mësuesin Rexhep Rexhepi, e bëjnë atë nga njerëzit e dalluar në historinë e arsimit në Kosovën Lindore.

Në emër të familjes, gjithë të pranishmit në këtë ceremoni motrore i ka falënderuar i biri Dr. sc. Ilir Rexhepi, derisa për jetën dhe veprën e mësimdhënësit Rexhep Rexhepi ka folur drejtori i shkollës në Muhoc të Bujanocit, ku i ndjeri kishte punuar deri në pensionim.

 

 

 

 

COMMENTS