HomePolitikë

Pajaziti: Me sot përmbyllim rrethin e parë të ofertës për bashkëpunim me partitë shqiptare

Udhëheqësi i Frontit për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, e ka konsideruar të mbyllur rrethin e parë të ofertave për partitë shqiptare rreth k

Reagim: Vuçiq t’i ndalë thirrjet për përsëritjen e gjenocidit ndaj boshnjakëve
Mlladosti kthehet me 11 copa në Bosilegrad
Imami që për 30 vjet s’ju nda xhematit

Udhëheqësi i Frontit për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, e ka konsideruar të mbyllur rrethin e parë të ofertave për partitë shqiptare rreth krijimit të organeve të reja të pushtetit lokal.

Këtë deklaratë Pajaziti e bëri pasiqë PD dhe PVD nuk i shkuan sot në takim, ngjashëm sikur se dje LPD.

Ai tha se për hapat e mëtejmë qytetarët do të njoftohen me kohë.

Postimi i Pajazitit:

Ftesës tonë nuk i përgjigjen PD dhe PVD, me sot përmbyllim rrethin e parë të ofertës për bashkëpunim

Për sot kemi pasur të organizuara dy takime të ndara konsultative me përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Partisë për Veprim Demokratik rreth shqyrtimit të mundësive për të bashkëpunuar në krijimin e institucioneve të reja lokale.

Si njëra, ashtu edhe lista tjetër nuk u përgjigjën në ftesën tonë dhe nuk arsyetuan mungesën e pjesëmarrjes, sikur se ndodhi dje me Lëvizjen e Progresit Demokratik.

Për Frontin për Ndryshim, si fitues i zgjedhjeve, me ditën e sotme përmbyllet rrethi i parë i ofertës tonë për subjektet shqiptare rreth krijimit të një bashkëqeverisje duke u bazuar ne rezultatin zgjedhor.

Për hapat e mëtejmë qytetarët do të informohen me kohë.

COMMENTS