HomeNë fokus

Pajaziti kritikon pushtetin lidhur me mjetet për sport

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, dega në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka kritikuar pushtetin lokal lidhur me mjetet për sport. Në këtë drejtim

KUR TË MUNGON FATI
Ambasadori i OSBE: Tërrnocasit duhet të dalin në rivotim që shqiptarët të kenë deputetin e tyre
Bujanoci fiton grant prej 13.4 milionë dinarësh për efikasitet energjetik

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, dega në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka kritikuar pushtetin lokal lidhur me mjetet për sport.

Në këtë drejtim, Pajaziti ka atakuar kryetarin e komunës të cilin e ka quajtur dështak dhe nepotist.

Postimi i Pajazitit:

Jemi në fillim të muajit Gusht, sezoni i ri sportiv fillon për pak ditë, madje disa klube rrezikojnë të gjobiten për borxhet e sezonit të kaluar, pushteti lokal ende nuk i ka dhënë asnjë dinarë sportistëve.

Kryetari shantazhues, nepotist dhe dështak që prioritet e ka punësimin e familjarëve dhe shërbimin ndaj klaneve të tij, sportin e konsideron si diçka treciale, të parëndësishme dhe krejt të pa vlerë.

Në një vend ku askush nuk sheh shpresë, ku rinia mendon vetëm si të largohet nga këtu, ku në çdo cep ka bastore sportive, sporti mbetet jashtë planeve të kryetarit.

E kur klubet sportive, apo ndonje sportist arrijnë ndonje sukses, i pari që vrapon të fotografohet është kryetari i komunës.

COMMENTS