HomeUncategorized

Zjarri në Corroticë vihet nën kontroll(foto &video)

(Foto: MPB, Video: Tanjug) Me ndërhyrjen e shpejtë të pjesëtarëve të MPB-së, zjarrfikësve, shpëtimtarëve nga terreni dhe helikopterëve nga ajri

Studentët milionerë
APN propozon komision gjithshqiptarë për përgatitjen e regjistrimit të popullsisë
Koalicioni për Bujanocin vendoset në Tiranë ?

(Foto: MPB, Video: Tanjug)

Me ndërhyrjen e shpejtë të pjesëtarëve të MPB-së, zjarrfikësve, shpëtimtarëve nga terreni dhe helikopterëve nga ajri, është vënë nën kontroll zjarri i cili ka kapluar dje  rrethinën e Preshevës, njoftoi MPB e Serbisë, transmeton FOLonline.

„ Zjarrfikësit,shpëtimtarët, të cilët kaluan gjithë natën duke shuar zjarrin, i cili shpërtheu në mes të fshatrave Raincë dhe Corroticë afër Preshevës dhe përfshiu barin e thatë, barishtat e ulëta dhe pyllin me sipërfaqe rreth 50 hektarë, parandaluan përhapjen e zjarrit në zonat e banuara, ndërsa pjesëtarët e Njësisë së Helikopterëve me tre helikopterë që nga mëngjesi i sotëm kanë pasur 32 fluturime dhe kanë hedhur 30 tonelata ujë.

 

Në intervenim aktualisht po marrin pjesë 70 zjarrfikës-shpëtimtarë me 26 makina zjarrfikëse dhe tre autobote nga Vranja, Nishi, Leskovci, Prokuplja, Jagodina, Krushevci, Kragujevaci, Zajeçari dhe Piroti, 15 pjesëtarë të njësisë së helikopterëve të MPB-së me tre helikoptere.  Gjithashtu, në shuarjen e zjarrit marrin pjesë pjesëtarë të NP “Moravica” dhe “Komunalia”, me dy cisterna.

Nuk ka banorë apo objekte të rrezikuara“, thuhet në njoftimin e MPB-së.

COMMENTS